Goli i Kai Havertz po e bën dallimin, Arsenali në epërsi pas pjesës së parë ndaj PSG-së
Arsenali e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.
“Topçinjtë” janë në avantazh me rezultat 0-1, falë golit të hershëm të Kai Havertz.
Gjermani përfitoi nga një top i kthyer prej goditjes së Marquinhos te Trossard, për të realizuar një gol të bukur duke i dhënë epërsinë londinezëve.
PSG-ja e mbajti plotësisht posedimin, por që assesi s’ia dolën ta thyejnë mbrojtjen e “hekurt” të anglezëve.
Përndryshe, kishte edhe një rast të dyshimte ku PSG-ja kërkoi penallti, për të pretenduar në një prekje të topit me dorë nga Bukayo Saka, megjithatë gjyqtari nuk e rishikoi.
Kësisoj, mbetet të shihet nëse Arsenali do ta arrijë ta ruajë rezultatin për ta fituar titullin e parë të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/


