Goldi Halilaj dhe Iris Hoxha në finale të Festivalit në RTSH
26/12/2009
Goldi Halilaj dhe Iris Hoxha janë dy këngëtaret e përzgjedhura nga juria e festivalit për të garuar për çmimin e madh.
Ndërkohë, mbrëmja e sotme do t’i dedikohet tërësisht dueteve. Njëzet artistët pjesëmarrës do të interpretojnë këngët e tyre në duet me artistë të tjerë të zgjedhur nga vetë ata.
Festivali i 48-të i këngës në RTSH solli në dy netët e tij të para 36 këngë të reja nga artistë të njohur dhe të rinj. Vlerësimi i këngëve i është besuar emrave të njohur të artit shqiptar, si Luan Zhegu, Zana Çela, Saimir Braho, Flamur Shehu e Agron Tufa.
Të dielën do të jetë dhe nata finale e festivalit ku juria do të përzgjedhë këngën dhe këngëtarin më të mirë që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Euro Song 2010” në Oslo të Norvegjisë. /Start/


