Please enter at least 3 characters.

Gold Ag reagon për mos lirimin e Sylejman Selimit: Mos u mërzit komandant, Zoti e sprovon robin që e do

2018/10/arianagushiages_43913068_412958049238191_5386410585670042386_n-e1540546822858.jpg

Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën për lirimin nga burgu të Sylejman Selimit.

Supremja në vendimin e marr dje, ka liruar me kusht vetëm Jahir Demakun.

Kjo ka bërë që të reagojnë shumë personalitete të ndryshme të sferës publike në Kosovë.

I fundit është edhe reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi, i njohur më mirë si Gold AG.

Ky i fundit i ka kushtuar disa rreshta komandantit të UÇK-së, Selimit, ku e ka quajtur padrejtësi mbajtjen e tij në burg.

Shikoni postën e plotë të Gold AG:Mos u mërzit komandant se në dorë të Zotit është mëshira,Ndoshta diçka që duket keq për ty është më e mira.Robin që e do Zoti e sprovon,E kujt si ndodh gjë le ta din që e harron.Vërtet katër muret nuk janë hiq të lehta,Si vaji mbi ujë qëndron e vërteta.E di që e pyet vetën a kam shok o burrëPërgjigja është që disa shokë s'paskan qenë kurrë.Sprova është pastrim për besimtarin,Sakrifica për atdhe është dëshirë për shqiptarin.Ti do të dalësh më lehtë sesa hyreE disave do ti vije turp nga heshtja e tyre./Telegrafi/