Please enter at least 3 characters.

Godin do të bëhet lojtari më i paguar i Interit

2019/05/Godin-Atletico.jpg
323:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 20: Diego Godin of Atletico Madrid celebrates after scoring his team's second goal during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Club Atletico de Madrid and Juventus at Estadio Wanda Metropolitano on February 20, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Diego Godin pritet të bëhet lojtari më i paguar te Interi kur ai do të bashkohet nga Atletico Madridi në verë.

Është e njohur tashmë se klubi italian dhe lojtarin kanë rënë dakord me kushtet personale si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Atleticon skadon në qershor.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, reprezentuesi i Uruguait do të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me Interin.

Godin thuhet se do të fitojë plot 6.75 milionë euro në sezon.

Kjo do ta bënte atë lojtarin më të paguar në skuadrën e  Nerazzurrëve, ndërsa paga e tij do të jetë 35 për qind më shumë se ajo që merr te Atletico.

Godin është njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë momentalisht (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Besohet se Interi fillimisht donte të ofronte një kontratë dyvjeçare, por 33-vjeçari këmbënguli në kontratë për tre vite.

Mbrojtësi uruguaian ka qenë te klubi spanjoll që nga viti 2010, ndërsa me Los Colchoneros ka arritur të fitojë La Ligan dhe disa herë Ligën e Evropës. /Telegrafi/