Please enter at least 3 characters.

Goal zgjedh formacionin më të mirë të sezonit në La Liga – Dominojnë lojtarët e Barcelonës, asnjë i Real Madridit

2019/05/la-liga-11.jpg

Portali i njohur sportiv Goal.com ka zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit 2018/18 në La Liga.

Sezoni i rregullt në La Liga ka përfunduar me Barcelonën që ka fituar titullin edhe këtë sezon.

Futbollistët e Barcelonës ishin pikërisht ata që dominuan në formacionin më të mirë të sezonit në La Liga.

Portali i njohur Goal.com ka zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit 2018/19, ku katër lojtarë vijnë nga Barcelona, të ndjekur me tre të Atletico Madridit.

Parejo, Oblak dhe Messi (Foto: Getty/Goal)

Sevilla, Valencia, Celta Vigo dhe Getafe përfaqësohen nga një lojtarë, ndërsa befasia është se Real Madridi nuk ka asnjë futbollist.

Më poshtë Telegrafi ua sjell formacionin më të mirë të sezonit 2018/19 në La Liga:

Jan Oblak | Atletico Madrid

Damian Suarez | Getafe

Gerard Pique | Barcelona

Diego Godin | Atletico Madrid

Jordi Alba | Barcelona

Pablo Sarabia | Sevilla

Dani Parejo | Valencia

Rodri | Atletico Madrid

Lionel Messi | Barcelona

Luis Suarez | Barcelona

Iago Aspas | Celta

Formacioni i sezonit në La Liga:

/Telegrafi/