Please enter at least 3 characters.

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt drejt fundit, fotografi nga seanca

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet seancë gjyqësore ku do të paraqiten fjalët përfundimtare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Kjo pritet të jetë seanca e fundit gjyqësore dhe më pas gjykata do të shpallë vendimin e saj.

I pranishëm në seancë është Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt.

Të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt janë bashkëshorti i saj Naim Murseli dhe dy persona tjera, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Fotografi i Telegrafit, Ridvan Slivova sjell fotografi nga seanca gjyqësore. /Telegrafi/