Please enter at least 3 characters.

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

2020/06/83011364_644566649604651_4156695051968032475_n.png

Një gjuajte me armë zjarri ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 21:50.

“Sonte rreth orës 21:50, tek posta kryesore në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje, një veturë është dëmtuar, për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar”, tha ai.

Krasniqi pohoi se Policia është duke e trajtuar rastin./Telegrafi/