Gjithçka gati për protestën e nesërme, Labi me mesazh për publikun: Nuk kisha nevojë të ngriti zërin kurrë, por gjendja reale më bëri të tillë
Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka paralajmëruar nesër (e premte) protestë në qytetin e Ferizajt.
Ai kundërshton masat e reja të kufizimit të Qeverisë së Kosovës, të cilat parashohin kufizime më të mëdha shkaku i rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë.
Përmes një shkrimi të bërë në rrjetin social Instagram, këngëtari ka shpjeguar se si gjatë gjithë këtyre viteve nuk është servilizuar dhe ka punuar gjithmonë për të drejtën e popullit të tij.
Ky është postimi i tij i plotë:“Nuk jam lodhur kurrë në jetë, vetem padrejtesitë dhe servilizmi i poshtêr i njerëzve më ka lodhur pak psiqikisht, ama prap dalë fitimtar.Mua personalisht Zoti mi pat dhuruar të gjitha;shëndetin, zanin, bujarinë , punën e shumë të tjera, dhe ne fund mirësinë dhe kujdesin për njerëzit e mirë dhe të përgjegjshëm!Më dhuroi gjithçka që i kërkova, por kurrë su bera rehat duke kêrkuar të mira për popullin tim dhe për vendin tim, sepse gjithmonë më ka munduar fakti , kur kam pa mirë dikun jashtë (nëpër botë) ndërsa në vendin tim varferi e gjendje jo e mirë.Realisht nuk kisha nevoj të ngris zanin kurrë, por gjendjja reale më bëri të tillë!Gjithmonë keni dëshmi , se tani e 15 vite kurrë nuk pushova dhe nuk e kam ndêrmend të pushojë se kerkuari drejtesi dhe mirësi për të gjithë.Kur ka drejtesi për të gjithë, ka edhe për mua!Sidoqoftë, gjithmonë jam demtuar mbi kurrizin tim, ama pa u demtuar vetë , nuk mund të shohësh njerëz me gjendje të mirë dhe vendin përpara me të mira të pa skajshme!Shihemi nesër në protestë ora 11:00 para sheshit të Ferizajt!Maskat me vete!Protesta zgjat 30 minuta! Ju lutem ne oren e sakt te jeni të gjithë.Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labinot Tahiri. /Telegrafi/


