Gjithçka duket se ka marrë fund, Rashford paralajmëron publikisht largimin nga Man United
Marcus Rashford ka dhënë një perditësim sa i përket të ardhmes së tij pasi u la jashtë skuadrës për derbin ndaj Manchester Cityt. Pasditen e së shtunës, trajneri i Unitedit, Ruben Amorim e la Rashfordin dhe Alejandro Garnachon jashtë listës së lojtarëve të ftuar për derbin e madh lokal.Në një intervistë të dhënë gjatë ditës së sotme (e martë) Rashford ka folur për të ardhmen e tij.Siç ka raportuar Henry Winter, i cili e pyeti direkt lojtarin se a do të qëndrojë apo do të largohet pas thashethemeve të fundit se United po konsideron shitjen e tij.
Ylli anglez gjithashtu u pyet edhe për mungesën e tij në derbin ndaj Manchester Cityt, çështje për të cilën tha se ndihet i zhgënjyer.“Është zhgënjyese, por unë jam dikush që sa jam bërë më i vjetër jam mësuar me gjëra të tilla”.“Çfarë do të bëjë për këtë? Të qëndrojë aty dhe të qaj për këtë, apo të bëj më të mirën time kur jam i gatshëm”, përfundoi ai. /Telegrafi/


