Gjithçka çfarë ndodhi në ceremoninë e ‘Topit të Artë’ 2024
Mesfushori i Man Cityt dhe Spanjës, Rodri, është shpallur fitues i Topit të Artë për sezonin 2023/2024.
Spanjolli ishte i jashtëzakonshëm duke fituar në total pesë trofe me klubin dhe shtetin e tij.
Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Dani Carvajal janë pas tij .
29/10/2024 00:19-Kaq për ceremoninë e 'Topit të Artë' për këtë vit
28/10/2024 23:48-Reagimi i Vinicius Junior pasi nuk e fitoi Topin e Artë
Rodri fitoi Topin e Artë të dhënë nga gazeta franceze e futbollit France Football, ndërsa Vinicius Junior mbetet i dyti, ku ky i fundit ka reaguar përmes rrjeteve sociale.
Mesfushori spanjoll mori më shumë vota në garë kundër Vinicius Junior, Jude Bellingham, Dani Carvjal, Lautaro Martinez, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.
Anësori i Real Madridit , Vinicius foli pasi Rodri fitoi çmimin.
28/10/2024 23:32-“Sot shumë njerëz më shkruanin se futbolli fitoi” – fjalët e fituesit të ‘Topit të Artë’ dhe mesazhi i tij për Lamine Yamal
utbollisti i Manchester Cityt dhe Spanjës, Rodri, fitoi Topin e Artë të dhënë nga gazeta franceze e futbollit France Football.
Ai la pas emra si Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Dani Carvajal.
Spanjolli ishte i emocionuar kur doli të marr fjalën pasi fitoi ‘Topin e Artë’ të parë në karrierë.
28/10/2024 22:58-Renditja e fundit, Rodri mbi tre yjet e Real Madridit
Rodri është kurorëzuar si fituesi i Topit të Artë 2024 pas një viti të jashtëzakonshëm në të cilin ai ndihmoi Manchester Cityn të siguronte titullin e Ligës Premier dhe luajti një rol kryesor në triumfin e Spanjës në Euro 2024.
Ai la pas tre yjet e Real Madridit, Vinicius Jr , Jude Bellingham dhe Dani Carvajal.
* Rodri (Manchester City dhe Spanjë)
* Vinicius Jr (Real Madrid dhe Brazil)
* Jude Bellingham (Real Madrid dhe Angli)
* Dani Carvajal (Real Madrid dhe Spanjë)
28/10/2024 22:52-Rodri fitues i Topit të Artë
Mesfushori i Man Cityt dhe Spanjës, Rodri, është shpallur fitues i Topit të Artë për sezonin 2023/2024.
Spanjolli ishte i jashtëzakonshëm duke fituar në total pesë trofe me klubin dhe shtetin e tij.
Rodrigo Hernandez Cascante fitoi në Euro 2024 me Spanjën, ndërsa me Man Cityn fitoi titullin e Kampionit, Superkupën e Evropës për klube, Kampionatin e Botës për klube.
28/10/2024 22:35-Aitana Bonmati fiton Topin e Artë për femra
Për të dytin vit radhazi, Aitana Bonmati ka fituar Topin e Artë për femra, që ia dhuroi aktorja e famshme Natalie Portmna.
Kjo erdhi pas një sezoni të bujshëm në të cilin ajo ndihmoi Barcelonën të ruajë titujt e La Liga F dhe Ligën e Kampionëve.
Bonmati i bashkohet klubit dhe shoqes së saj, Alexia Putellas, në fitimin e çmimeve të "Topit të Artë", duke e forcuar më tej vendin e saj si një nga lojtarët më të mirë në botë.
28/10/2024 22:28-Carlo Ancelotti dhe Emma Hayes, fitojnë çmimet për trajnerët e vitit në dy kategoritë
Carlo Ancelotti është emëruar Trajneri i Vitit për meshkujt për udhëheqjen e Real Madridit drejt një tjetër titulli të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, me bojkotimin e ceremonisë nga Real Madridi, Ancelotti mungon dhe nuk ka asnjë fjalim nga ai.
Çmimi i parë për trajnerin e vitit për femra nuk i shkon askujt tjetër përveç Emma Hayes.
Anglezja e siguroi trofeun pasi udhëhoqi Chelsean për të mbrojtur titullin e tyre WSL përpara se të merrte detyrën e trajnerit të ekipit kombëtar të grave të Shteteve të Bashkuara dhe t'i udhëhiqte ata drejt arit në Paris 2024.
28/10/2024 22:15-Haaland, Mbappe dhe Martinez vetëm i afrohen top 5, por nuk futen aty
Lautaro Martinez i cili kishte super sezon me Interin dhe Argjentinën, ka zënë vendin e shtatë.
Kylian Mbappe është i gjashti, ndërsa vendin e pestë e ka Erling Haaland.
28/10/2024 21:58-Emiliano Martinez fiton çmimin Yachine si portieri më i mirë
Emiliano Martinez mbrojti titullin e fituar vitin e kaluar, i ndjekur nga Unai Simon, Andrij Lunjin, Gianluigi Donnarumma, Mike Maignan, Yann Sommer, Giorgi Mamardashvili, Diogo Costa, Ronwen Williams dhe Gregor Kobel.
Portierit argjentinas çmimi iu dha nga bashkëlojtari i tij nga kombëtarja, Lautaro Martinez.
Një ngjarje e rrallë kjo, pasi zakonisht ka pasur shumë më tepër rivalitet mes portierëve në të kaluarën dhe suksesi në ceremoni të tilla në dy vite radhazi ishte thuajse i pamundur.
28/10/2024 21:50-Prezantohet Topat e Artë që do të dhurohen sonte
Janë prezantuar tashmë dy 'Topat e Artë', të cilët do të jepen për dy kategoritë, meshkuj dhe femra. Kanë mbetur vetëm edhe shtatë vendet e fundit që të prezantohen.
28/10/2024 21:43-Real Madridi dhe Barcelona skuadrat më të mira
Fituesja e Ligës së Kampionëve për femra, Barcelona, është votuar si skuadra më e mirë e femrave. Për meshkujt, Real Madridi - gjithashtu si fituesi i Ligës së Kampionëve - fitoi këtë nder.
28/10/2024 21:30-Trofeu i Gerd Müller shkon për Kane dhe Mbappe
Trofeu i Gerd Müller shkon për Harry Kane dhe Kylian Mbappe. Sulmuesi i Bayernit dhe Anglisë shënoi 52 herë në sezonin 2023/24 – ashtu si Kylian Mbappé. Fituesi i çmimit të dytë mungon sepse Real Madridi po bojkoton mbëmjen.
28/10/2024 21:25-Pozitat tetë, nëntë dhe dhjetë
Harry Kane ka zënë vendin e dhjetë, Toni Kroos në vendin e nëntë, ndërsa Lamine Yamal përfundon në pozitën e tetë.
28/10/2024 21:10-Trofeu Kopa për talentin e vitit shkon te Lamine Yamal
Ndërsa Topi i Artë është në qendër të skenës, një tjetër çmim prestigjioz u fitua sonte – ai që njihet si Trofeu Kopa.
Ky çmim jepet për lojtarit më të mirë të sezonit nën-21 vjeç.
Ky çmim shkoi për yllin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal. Ai shkëlqeu me Spanjën dhe Barcelonën sezonin që lam pas.
28/10/2024 20:57-Si vendoset fituesi i "Topit të Artë" dhe cilat janë kriteret
Topin e Artë për herë të parë “France Football” e organizon së bashku me UEFA-n.
Janë tri kritere kryesore që vendosin: paraqitja individuale, karakteri vendimtar dhe mbresëlënës; performanca dhe arritjet e ekipiut; klasi dhe loja e ndershme.
Gazetarë të specializuar sportivë nga 100 vendet më të ranguara në FIFA vendosin për fituesin. Secili vend e ka nga një përfaqësues.
Nominimin e 30 më të mirëve e ka bërë France Football së bashku me disa palë të tjera.
28/10/2024 20:39-Yjet e Barcelonës në tapetin e kuq
Lojtarët e Barcelonës, Dani Olmo, Pau Cubarsi dhe Lamine Yamal arrijnë në ceremoni. Yamal shihet si favorit për 'Trofeu Koppa'.
28/10/2024 19:13-Renditja nga vendi i 11-të deri te vendi i 15-të
Phil Foden zë vendin e 11-të, Florian Wirtz vendin e 12-të, ndërsa Dani Olmo është i 13-ti.
Ademola Lokman është renditur i 14-ti pas paraqitjes së mirë me Atalantan.
Nico Williams që shkëlqeu me Spanjën në Kampionatin Evropian renditet i 15-ti në garën për Topin e Artë.
28/10/2024 18:36-Granit Xhaka është renditur i 16-ti në garën për Topin e Artë 2024
Ceremonia Topi i Artë mbahet prej orës 20:00 në Pars, ndërsa “France Football” ka nisur zbulimin e renditjes shumë orë më parë.
Granit Xhaka ishte në mesin e 30 të nominuarve, kurse në renditjen përfundimtare është i 16-ti.
Xhaka në edicionin e kaluar e udhëhoqi Bayer Leverkusenin drejt titullit të kampionit në Bundesligë, ku fitoi edhe edhe Kupën e Gjermanisë, ndërsa u mposht në finale të Ligës së Evropës.
Xhaka është shqiptari i parë i nominuar për Topin e Artë.
I 17-ti është Federico Valverde i Real Madridit, kurse i 18-ti portieri i Aston Villas dhe Argjentinës, Emiliano Martinez.
28/10/2024 18:05-Topi i Artë, renditja për vendet 20 deri 30
Bukayo Saka është i 21-ti, AntonioRudiger i 22-ti, RubenDiaz i 23-ti, ËilliamSaliba o 24-ti, ndërsaColePalmer ka zënë vendin e 25-të.
Declan Rice i 26-ti, Vitinha i 27-ti, Alejandro Grimaldo i 28-ti, ndërsa Mats Hummels e Arte Dovbyk ndajnë vendin e 29-të.
28/10/2024 17:53-Statistikat e përgjithshme: Kush është më i mirë mes Vinicius, Rodri dhe Carvajal
Lajmi kryesor i ditës së sotme (e hënë) është se Vinicius Junior nuk do të jetë fituesi i Topit të Artë 2024 pasi ky çmim prestigjioz pritet që t’i takojë Rodrit.
Ky zhvillim ishte një goditje e madhe për klubin e Real Madridit të cilët vendosën të mos udhëtojnë fare në Francë për eventin që do të organizohet në Paris.
Sidoqoftë, le të bëjmë një krahasim mes Vinicius, Carvajal dhe Rodri, bazuar në trofetë që ata kanë fituar sezonin e kaluar.
28/10/2024 17:51-Ancelotti ka folur për Vinicius dhe Topin e Artë para se Real Madridi të merrte vendimin drastik
Carlo Ancelotti tashmë ka folur për Vinicius Junior dhe Topin e Artë me Real Madridin që raportohet se ka marrë vendimin drastik për të mos marrë pjesë në këtë ceremoni.
Ceremonia e Topit të Artë 2024 do të mbahet sot (e hënë) në ‘Theatre du Chatelet’ të Parisit në Francë.
Ishte spekuluar gjerësisht se Vinicius Junior do ta fitojë këtë çmim prestigjioz pas sezonit brilant që kishte pasur me Real Madridin, aty ku fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligan.
Duke folur pas fitores së thellë me rezultat 5-2 ndaj Dortmundit, Ancelotti kishte deklaruar me shumë siguri se Vinicius do ta fitojë Topin e Artë.
28/10/2024 17:20-Fituesit e deritashëm të "Topit të Artë"
Lionel Messi ka fituar plotë tetë herë “Topin e Artë”, që i jepet futbollistit më të mirë në botë nga revista franceze “France Football”.
Messi triumfoi edhe vitin e kaluar.
Ai kryeson listën për triumfe në "Topin e Artë”, pasuar nga Cristiano Ronaldo që e ka fituar pesë herë.
28/10/2024 16:30-Mediumi me bazë në Madrid ‘sulmon’ ashpër UEFA-n pasi mësuan se Vinicius nuk do ta fitojë Topin e Artë
Një medium që lidhet me Real Madridin duket se ka lëshuar një deklaratë të fuqishme pasi mësuan rezultatin e Topit të Artë 2024.
Ceremonia e cila do të mbahet sot (e hënë) në ‘Theatre du Chatelet’ në Paris do të shpall lojtarin më të mirë në botë për vitin 2024, së bashku me disa çmime të tjera që do të ndahen.
Para ditës së sotme, kishte mesazhe të sigurta që thonin se Vinicius Junior do ta fitojë këtë çmim për herë të parë në karrierën e tij.
Mediumi spanjoll MARCA në ballinën kryesore të gazetës kishin publikuar lajmin se braziliani do ta fitojë Topin e Artë pasi shënoi 26 gola dhe bëri 11 asistime sezonin e kaluar.
28/10/2024 16:00-Publikohen pamjet e para, fituesi i Topit të Artë arrin në Paris
France Football do ta ndajë këtë çmim dhe për befasinë e të gjithëve çmimi nuk do të shkojë te një lojtar i Real Madridit.
Vini Jr ishte favoriti kryesor për ta fituar, por ai nuk do ta fitoj njësoj siç nuk do ta fitojnë as Jude Bellingham, Dani Carvajal e Kylian Mbappe.
RMC Sports ka raportuar se futbollistët e Realit e kanë bojkotuar këtë ngjarje pasi fituesi do të jetë mesfushori Rodri.
Ylli i Spanjës dhe Manchester Cityt tanimë ka mbërritur në Paris dhe janë publikuar pamjet e para.
Për Rodrin kjo do të jetë hera e parë që do ta fitoj Topin e Artë.
28/10/2024 15:46-Futbollistët e Realit nuk udhëtojnë në Paris, Vini Jr nuk do ta fitojë "Topin e Artë"
Bota e futbollit është tronditur, pasi Vinicius Junior nuk do ta fitoj Topin e Artë ashtu siç pritej dhe siç ishte raportuar në mediat më të mëdha botërore.
Sulmuesi brazilian ka qenë favoriti kryesor, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi Topi i Artë nuk do të shkoj te Real Madridi.
Te gjiganti spanjoll e kanë kuptuar këtë dhe kanë vendosur për ta bojkotuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Fituesi i vitit 2024 pritet të jetë mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, Rodri që ka pasur një vit të jashtëzakonshëm.
Kësisoj në Paris përveç Vinit, Fabrizio Romano ka njoftuar se nuk do të udhëtojnë as futbollistët e tjerë të Realit përfshirë edhe trajnerin Carlo Ancelotti dhe presidentin Florentino Perez.


