Please enter at least 3 characters.

E gjuajti me vezë Kurtin, ​Gjini: Timja kurrë nuk ka munguar për vendin

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka vlerësuar kontributin e bashkëpartiakes së tij, Time Kadrijaj, duke thënë se ajo asnjëherë nuk ka munguar kur është kërkuar angazhimi për vendin.

“Timja kurrë nuk ka munguar për vendin”, ka shkruar Ardian Gjini, pasi Time Kadrijaj në Kuvend e gjuajti me vezë Albin Kurtin.


Një tensionim i situatës ndodhi në Kuvend, pasi deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të Kurtit.

Hedhja e vezëve u bë, pasi Kurti nuk prezantoi emrin për kryeparlamentar dhe kërkoi kohë shtesë për marrëveshje politike me partitë tjera. /Telegrafi/