Please enter at least 3 characters.

Gjilan, arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

2023/07/347393836_568640735476189_6061281463254818229_n-e1688486619435.jpg

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Kamenicë me datën 03.07.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin F.TH. (1991) shtetas i Kosovës.

Ai ishte i kërkuar në bazë të tetë urdhëresave, të lëshuara nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Kamenicë me dënim burgimi tre (3) muaj e dymbëdhjetë ditë për veprat penale "Vjedhje e rëndë".

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.