Gjestit i bie mikrofoni nga dora në mes të performancës në Tiranë
Një moment i papritur gjatë performancës së Gjesti në një klub nate në Tiranë është kthyer në një nga videot më të shpërndara në rrjetet sociale.
Teksa publiku po këndonte bashkë me të, një incident i vogël në skenë mori menjëherë vëmendjen e fansave online.
Këngëtari po interpretonte këngën e tij më të re “Fuqishëm”, ndërsa publiku shoqëronte performancën me brohoritje dhe energji të lartë.
Në një moment gjatë interpretimit, mikrofoni i rrëshqiti nga dora dhe përfundoi mes turmës pranë skenës.
Situata u prit me të qeshura dhe reagime pozitive nga të pranishmit, ndërsa vetë Gjesti reagoi me sportivitet dhe vazhdoi performancën pa e ndalur koncertin.
Pamjet e momentit janë shpërndarë me shpejtësi në TikTok dhe rrjete të tjera sociale, ku fansat e kanë komentuar si një episod spontan dhe argëtues gjatë rikthimit të artistit në performancat live. /Telegrafi/


