Please enter at least 3 characters.

Gjermania regjistron mbi 34 mijë raste me coronavirus - "pandemi masive e të pavaksinuarve" thotë ministri i Shëndetësisë

2021/11/coronavirus-sat-sep-5-2020-752x501-1.jpg

Gjermania ka regjistruar pothuajse 34 mijë raste ditore me coronavirus në 24 orët e fundit, numri i saj më i lartë deri më tani, në atë që ministri i Shëndetësisë po e quan një "pandemi masive të të pavaksinuarve".

Theksojmë se 165 persona kanë humbur jetën shkaku i COVID-19, raporton bbc.

Gjashtëmbëdhjetë milionë gjermanë nuk e kanë pasur as edhe një vaksinë. Megjithatë rastet e kujdesit intensiv spitalor janë ende më të ulëta se në pranverë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për gjysmë milioni vdekje të mundshme në Evropë deri në muajin shkurt.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha i ishte kërkuar më shumë herë certifikata e vaksinimit në një ditë në Romë sesa kishte qenë mbi katër javë në Gjermani.

Ndryshe, Gjermania deri më tani ka regjistruar 4.68 milionë raste gjersa kanë vdekur 96196 persona. /Telegrafi/