Gjermania dhe SHBA me qëndrim të përbashkët ndaj Iranit
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul ka thënë se ka folur në telefon me homologun e tij iranian, Seyed Abbas Aragchi.
Ai tha se Berlini dhe Uashingtoni “ndajnë të njëjtin qëllim”, duke shtuar se Gjermania “mbështet një zgjidhje të negociuar”.
"Irani duhet të heqë dorë plotësisht dhe në mënyrë të verifikueshme nga armët bërthamore dhe të hapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit", tha Wadephul.
Kjo vjen pas një ‘përplasjeje’ midis Donald Trump dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz.
Merz tha se Irani i kishte “poshtëruar” SHBA-të kur i kishte bindur zyrtarët të udhëtonin në Pakistan dhe ata u detyruan të largoheshin pa rezultate.
Trump u përgjigj duke akuzuar Merzin për tolerimin e një Irani të armatosur bërthamor dhe duke i thënë atij të rregullonte "vendin e tij të shkatërruar".
Të premten, Pentagoni njoftoi se SHBA-të do të tërheqin 5,000 trupa nga Gjermania. /Telegrafi/


