Gjendje e jashtëzakonshme në Kashmir
31/07/2010
Ditën e premte pati përleshje midis demonstruesve myslimanë dhe forcave të sigurisë, gjatë të cilave katër vetë humbën jetën dhe 80 të tjerë u plagosën.
Ushtarët qëlluan mbi masën e njerëzve, bëri të ditur policia. Numri i viktimave gjatë trazirave që zgjasin prej javësh arriti kështu në 21. Në vitin 1947 Kashmiri është ndarë midis Indisë dhe Pakistanit.
Në pjesën indiane grupe myslimane luftojnë prej dekadash për pavarësinë e rajonit ose për bashkimin me Pakistanin. Gjatë kësaj lufte kanë humbur jetën 68 mijë vetë. /DW/


