Please enter at least 3 characters.

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

2016/01/nj-euml-pjes-euml-e-autostrad-euml-s-a1-sot-dhe-nes-euml-r-e-mbyllur-p-euml-r-komunikacion_hd.jpg

Komunikacioni rrugor në Maqedoni zhvillohet në rrugë kryesisht të thata, por vende-vende ka prani të lagështisë, sidomos në vendet malore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë kërkon nga shoferët që të jenë të vëmendshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes. Rrokullisje gurësh mund të shfaqen nëpër gryka dhe ngushtica mali.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga vendi./Telegrafi/

*Foto Ilustrim