Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, rasti po hetohet

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një person ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete një person.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarja kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/