Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan, rasti po hetohet
14/08/2026
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 13.08.2026 rreth orës 20:45, në Lipjan.
Tutje bëhet e ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendi e ngjarjes.
“ Lipjan / 13.08.2026-20:45. Është raportuar se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


