Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një grua në rrugë, rasti po hetohet në Prizren

Është raportuar se në rrugë është gjetur një grua pa shenja jete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:40, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

"Prizren/ 01.06.2026 - 10:40. Njësitet relevante policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare.Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion", thuhet në raport. /Telegrafi/