Please enter at least 3 characters.

Gjendet i vdekur një person në veri të Mitrovicës

Një mashkull është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Mitrovicën e Veriut.

Sipas policisë, rasti është raportuar më 7 mars 2026 rreth orës 18:40, në rrugën “Miliam Shufllaj”, ku është njoftuar se një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”. /Telegrafi/