Gjendet i vdekur në veturën e tij në Lipjan
26/12/2021
Një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij në Lipjan.
Rasti ka ndodhur mbrëmë dhe vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Ndërsa me vendim të Prokurorit, trupi i pa jete dërgohet për obduksion në IML.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është nën hetime. /Telegrafi/


