Please enter at least 3 characters.

Gjendet i vdekur në vendin e punës një person në Prizren

2020/09/vdekje-e-dyshimte.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së një personi në Prizren, i cili ishte në vendin e tij të punës (sigurim fizik).

Rasti ka ndodhur në rrugën “Tranziti i Ri”, të premten në ora 00:10.

“Raportohet se në vendin e tij të punës (sigurim fizik) viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/