Please enter at least 3 characters.

Gjendet eshtra të njerëzve në një lokacion në Rahovec, rasti në proces trajtimi nga IML-ja

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Rahovec gjatë gërmimit janë gjetur mbetje eshtërore, të cilat është konstatuar se janë me origjinë njerëzore.

Policia në raportin 24 orësh njofton se rasti është në proces trajtimi nga Institut i Mjekësisë Ligjore.

“Rahovec 29.07.2026 - NN. Më 31.07.2026 njësitet policore së bashku me zyrtar nga IML kanë dalë në vendin e quajtur ‘Rimnik i Tare’ dhe gjatë gërmimit kanë gjetur mbetje eshtërore të cilat është konstatuar se janë me origjinë njerëzore, me interes për IML”, thuhet në raport. /Telegrafi/