Please enter at least 3 characters.

Gjatë dy ditëve të ardhshme, moti edhe më i ftohtë

2021/02/moti-me-bore-ne-prishtine-18-dhjetor-foto-Ridvan-Slivova-18.jpg
14:"Ridvan Slivova

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por më i ftohtë.

Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica, prandaj apelohet te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.