Please enter at least 3 characters.

Gjakova bëhet me aparaturë për disgnostifikim të COVID-19 dhe depozitë të oksigjenit

2021/01/139765564_3607347239380533_4747175169570433737_n.jpg

Në Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës nga nesër do të fillojë montimi i aparaturës së PCR-së për diagnostikimin e coronavirusit.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Shëndetësisë, Luan Gola përmes një postimi në Facebook, ku po ashtu njoftoi se gjatë javës në spitalin e Gjakovës do të vendoset edhe Depozita e Oksigjenit.

“Nga nesër fillon montimi i aparaturës së PCR për detektimin dhe diagnostifikimin e infeksionit me SARS- Covid 19 në Komunën e Gjakovës. Deri më tani këto analiza janë realizuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Prishtinë. Aparatura është vendosur në ndërtesën e Institutit të Shëndetit Publik në Gjakovë. Gjatë kësaj jave në Spitalin e Gjakovës do të vendoset Depozita e Oksigjenit e cila do të evitojë pengesat në furnizim të pacientëve me oksigjen përshirë edhe ata me COVID”, shkruan Gola.

Postimi i plotë:Të nderuar bashkëqytetarë,Nga nesër fillon montimi i aparaturës së PCR për detektimin dhe diagnostifikimin e infeksionit me SARS- Covid 19 në Komunën e Gjakovës. Deri më tani këto analiza janë realizuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Prishtinë. Aparatura është vendosur në ndërtesën e Institutit të Shëndetit Publik në Gjakovë.Gjatë kësaj jave në Spitalin e Gjakovës do të vendoset Depozita e Oksigjenit e cila do të evitojë pengesat në furnizim të pacientëve me oksigjen përshirë edhe ata me COVID.Poashtu,Spitali i Gjakovës ka pranuar edhe Aparaturen e Rentgenit Mobil që mundëson një diagnostifikim shumë më të lehtë për pacientet që e kanë të kufizuar lëvizjen për shkak  të gjendjes shëndetësore.Dr.Luan GolaZM i Shëndetësisë./Telegrafi/