Please enter at least 3 characters.

Georgina Rodriguez shkëlqen me kreacion të Lia Stubllës

2019/10/72328306_3002335916504155_6062256707532210477_n-e1571055613852.jpg

Ajo momentalisht është njëra nga femrat më të komentuara në tabloidet e huaja e njëherësh edhe në mediat shqiptare.

Fjala është për bashkëshorten e futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, e cila admirohet për figurën e saj trupore.

Mes shumë bashkëpunimeve, së fundmi duket se zeshkania ka nisur një bashkëpunim me kreatoren tonë të modës, Lia Stubllën.

Georgina Rodriguez pozon me fustanin e kreatores së modës, Lia Stublla (Foto: Instagram)

Kjo e fundit ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, gjersa 25-vjeçarja shfaqet joshëse në fustanin e veçantë të punuar nga stilistja kosovare.

Ajo ka të veshur një fustan më të errët të prerë anash, që ia ekspozon këmbët derisa ka të zbuluar edhe pjesën e sipërme.

Georgina Rodriguez pozon me fustanin e kreatores së modës, Lia Stublla (Foto: Instagram)

Veç tjerash, Lia Stublla deri më tani ka punuar me shumë emra të njohur botëror, përfshirë modelen spanjolle, Jessica Goicoechea, aktoren e famshme botërore, Tiffany Panhilason, etj.

E njëjta shquhet për stilin unik dhe trendi, koleksionet e së cilës janë të mahnitshme dhe shumë të pëlqyera. /Telegrafi/