Genta Ismajlit i zbërthehet kopsa në emision
08/04/2018
Këngëtarja e njohur Genta Ismajli së fundmi solli baladën e saj më të re me titull “Thyhet zemra”.
Kënga është pritur mirë nga fansat e saj, të cilët një pjesë e tyre e prisnin me pa durim një rikthim të sajin në këtë zhanër.
Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar edhe në emisionin “Xing” me Ermal Mamaqin.
Këngëtarja gjatë intervistës ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj, ku ndër të tjerash ka përmendur edhe operacionin që ka kryer për zvogëlimin e gjoksit.
E si për ironi të fatit, pikërisht në to momente Gentës i është zbërthyer kopsa te dekolteja.
Ajo më pas është kujdesur që ta rregullojë menjëherë, gjersa është dukur mjaft bukur në një fustan të bardhë, i cili vinte në pah linjat atraktive dhe gjoksin. /Telegrafi/


