Please enter at least 3 characters.

Gazeta L'Equipe zbulon pagën e Griezmannit te Barcelona

2019/06/Griezmann1.jpg
288:"MADRID, SPAIN - OCTOBER 27: Antoine Griezmann of Atletico de Madrid encourages his team during the La Liga match between Club Atletico de Madrid and Real Sociedad de Futbol at Wanda Metropolitano stadium on October 27, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

E ardhmja e Antoine Griezmann është shumë afër që të sqarohet dhe rrugët e drejtojnë drejt Camp Nout.

Barcelona dhe Atletico Madridi raportohet se kanë filluar negociatat pak ditë më parë rreth një transferimi të francezit.

Gazeta e përditshme sportive franceze, "L'Equipe", javën e kaluar thuhet se kanë pasur një takim mes përfaqësuesve të të dyja klubeve për të shqyrtuar operacionin Griezmann, ku klauzola është ulur nga 200 në 120 milionë euro.

Sipas gazetës franceze , Griezmann do të nënshkruajë për pesë sezone dhe do të fitojë 17 milionë euro në vit, një shifër më e ulët se ajo që ka marrë te madrilenët.

Kujtojmë se futbollisti disa javë më parë kishte thënë se në fillim të korrikut do të zbulonte misterin për të ardhmen e tij.

Ndryshe, Barcelona mund ta risjell në radhët e veta edhe sulmuesin brazilian të PSG-së, Neymar. /Telegrafi/