Please enter at least 3 characters.

Gattuso për të mbetur trajner i Milanit duhet të triumfoj ndaj Interit e Fiorentinës

2017/12/gennarogattuso-cropped_tiqs1veci9fz1lhbtmh1s86h3.jpg

Milan ka pësuar humbje të papritur në kuadër të Serie A.

Kuqezinjtë sërish u mposhtën para shikuesve të vetë kundër Atalantas me rezultat 2-0.

Kjo ka bërë që të rrezikohet edhe posti i trajnerit Gennaro Gattusos, i cili nuk po mundet ta këndell shtatë herë fituesin e Ligës së Kampionëve.

Corriere dello Sport raporton se trajneri italian mund të shkarkohet nëse nuk merr rezultate pozitive kundër Interit dhe Fiorentinës.

Ish-mesfushori i Milanit kishte zëvendësuar të shkarkuarin Vincenzo Montella, por ai ka arritur të marrë vetëm katër pikë në po aq ndeshje të Serie A.

Rosonerri përkundër shumë investimeve gjenden në pozitën e 11 të renditjes tabelore në saje të 24 pikëve.

Ndryshe, 39-vjeçari si futbollist ka veshur 387 raste fanellën e Milanit ndërsa ka shënuar dhjetë gola. /Telegrafi/