Please enter at least 3 characters.

Galatasaray do të takohet me Norwichin, gjiganti turk dëshiron blerjen e Rashicës

2022/10/GetPaidStock.com-635c4352bb8f3.jpg
265:"KAYSERI, TURKIYE - OCTOBER 15: Milot Rashica of Galatasaray in action during the Turkish Super Lig week 10 soccer match between Yukatel Kayserispor and Galatasaray in Kayseri, Turkiye on October 15, 2022. (Photo by Sercan Kucuksahin/Anadolu Agency via Getty Images)
31:"Anadolu Agency via Getty Images

Milot Rashica ka filluar të lë gjurmë në klubin e tij të ri Galatasaray.

Sulmuesi nga Kosova iu bashkua skuadrës turke më 8 shtator nga Norwich City si huazim për një edicion.

Por pas një fillimi të vështirë, Rashica ka ardhur në shprehje dhe ka zënë vendin e titullarit.

Mediat turke kanë raportuar se trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk ka mbetur shumë i kënaqur nga paraqitja e fundit e Rashicës, si në Kupë ashtu edhe në kampionat.

26-vjeçari realizoi dy gola në Kupën e Turqisë ndaj Kastamonuspor, derisa e nisi si titullar edhe sfidën ndaj Fatih Karagumruk të fituar 2-0 nga Galatasary.

Ndaj skuadrës së Ibrahim Dresevic, Rashica luajti nga minuta e parë dhe ishte ndër lojtarët më të mirë në ndeshje duke asistuar në golin e parë, derisa krijoi edhe disa raste të mira si për vete ashtu edhe për bashkëlojtarët e tij.

Gjithnjë sipas asaj që raportojnë mediat në Turqi, drejtuesit e Galatasaray do të takohen me ata të Norwichit për të diskutuar të ardhmen e Rashicës.

Gjiganti turk është i gatshëm ta blej përfundimisht kartonin e Rashicës dhe në takim me drejtuesit e klubit anglez do të diskutohet për çmimin e kosovarit.

Vlera aktuale e Rashicës në tregun e transferimeve është shtatë milionë euro. /Telegrafi/