Please enter at least 3 characters.

Gabime trashanike, Bjellorusia shënon dy herë brenda dy minutash ndaj Kosovës

2023/06/FzApXzVX0AAwukZ-1.jpg

Kosova edhe pse e nisi shumë mirë pjesën e dytë duke krijuar raste, pas dy gabimesh në mbrojtje pësojmë dy gola.

Zhvillohej minuta e 73-të e ndeshjes kur Hekuran Kryeziu ktheu një top prapa që shkoi në këmbët e Vladislav Morozov.

Ky i fundit nuk e kishte të vështirë të shënonte pasi i vetëm me Aro Muric shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe pas dy minutash Bjellorusia gjen sërish golin.

Një mbrojtje naive e Dardanëve që lanë të vetëm Maks Ebong që shënoi për 2-0.

Tani do të jetë shumë e vështirë për Kosovën që të kthehen në lojë. /Telegrafi/