Please enter at least 3 characters.

Gabigol: Jam krenar që po lidhem me klube të shkëlqyera, por jam i lumtur gjithashtu që jam lojtar i Interit

2018/12/Gabigol-Santos.jpg
257:"RIO DE JANEIRO, BRAZIL - JUNE 13: Gabriel Barbosa of Santos reacts during the match between Fluminense and Santos as part of Brasileirao Series A 2018 at Maracana Stadium on June 13, 2018 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Alexandre Loureiro/Getty Images)
12:"Getty Images

Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol është "krenar" që lidhet me klube të ndryshme, por nuk mbyll derën për një qëndrim të përhershëm te Interi.

Sulmuesi brazilian është i huazuar te Santosi, por ky huazim do të përfundojë në muajin janar.

Nga ai moment, Gabigol do të kthehet te Nerazzurrët, ku më pas do të vendohet e ardhmja e tij.

Duke pasur parasysh se ai nuk arriti të startojë asnjë ndeshje në Serie A gjatë sezonit 2016-17, pritet që ai të largohet përsëri, me Evertonin dhe Flamengon në mesin e klubeve të interesuara.

"Jam krenar për lidhjet me të gjitha këto klube të shkëlqyera", ka thënë fillimisht sulmuesi Gabigol gjatë një ngjarje tregtare në Brazil.

"Jam i lidhur me Santosin, por nuk i mbyll derën askënd. Unë jam duke shkuar përsëri në Inter, por më pëlqejnë të gjitha këto thashetheme".

"Unë vetëm dua të jem i lumtur dhe të luaj, pa marrë parasysh se ku është".

"Jam i lumtur që jam një lojtar i Interit, është padyshim një ekip i shkëlqyeshëm", përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/