Please enter at least 3 characters.

FYTYRA E KANDIDATIT POLITIK NGA PLLAKATI NË RRUGË

2023/07/Bukowski8.jpg

Poezi nga: Charles BukowskiPërktheu: Fadil Bajraj

shikojeni:
pa shumë mahmurrllëk
pa përleshje të shumta me gra
pa shumë goma të rrahura
në vetëvrasje as që i shkon mendja

jo më shumë se tri dhembje dhëmbi
kurrë s`e ka lënë mangut
asnjë racion të ushqimit
kurrë në burg
kurrë i dashuruar

7 palë këpucë

djali në kolexh

makina mezi një vjet e vjetër

garancitë e sigurimit të ndërmarrjes aksionare

barishtore goxha të gjelbëra

kontejnerët me kapakë të rregullt

do të zgjedhet.