Please enter at least 3 characters.

Futbollistët e Chelseat besojnë se Conte po bënë çmos për tu shkarkuar  

2018/03/Chelsea.jpg
258:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 25: Thibaut Courtois and Marcos Alonso of Chelsea ahead of the Premier League match between Manchester United and Chelsea at Old Trafford on February 25, 2018 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Lojtarët e Chelsea besojnë se menaxheri i tyre, Antonio Conte, është duke bërë çmos për t'u shkarkuar në verë nga drejtuesit e klubit londinez.

Conte dhe Chelsea nuk po përjetojnë sezonin më të mirë të tyre, pasi nuk janë në pozitë të mirë në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve.

Kjo ka bërë që trajneri italian shpeshherë të lidhet me një shkarkim nga drejtuesit e Bluve, por kjo deri më tani nuk ka ndodhur.

Sipas mediumit spanjoll El Confidencial, shumë lojtarë janë të mërzitur me taktikat e menaxherit italian.

Hazard dhe Morata thuhet se janë më të nevrikosurit me Conten (Getty Images)

Publikimi gjithashtu pohon se sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata është i pakënaqur me përjashtimin e tij të fundit nga ndeshjet, gjë që ka parë Eden Hazardin duke filluar në një pozicion sulmuesi si '9-sh i rremë'.

Hazard nuk e gëzon atë rol, dhe ka kritikuar haptazi taktikat e skuadrës në intervistat pas ndeshjes.

Duket se Conte është në një kurs përplasjeje me bord, dhe duke dështuar të përfundojë në katër vendet e para ose të fitojë Ligën e Kampionëve mund ta shohë atë të shkarkohet në maj.

Ky medium thekson se ndoshta dështimet e italianin janë edhe vet dëshirë e tij, pasi dëshiron shkarkimin nga drejtuesit. /Telegrafi/