Please enter at least 3 characters.

Futbollistët e Anglisë e kanë kopjuar metodën e Ronaldos në ekzekutimin e penalltive

2018/07/HarryKanepenallty.jpg
281:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 03: Harry Kane of England scores his team's first penalty in the penalty shoot out during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Colombia and England at Spartak Stadium on July 3, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Ryan Pierse/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Anglisë duhet ta falënderojë pjesërisht Cristiano Ronaldon për suksesin e parë me penallti në një Kampionati Botëror, pasi e kanë kopjuar teknikën e superyllit portugez në ekzekutimin e penalltive.

Tre Luanët u kualifikuan në çerekfinale të 'Rusia 2018', pasi eliminuan Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa diçka të tillë nuk kishin bërë kurrë në një Kampionat Botëror.

https://www.dailymotion.com/video/x6nkpkn

Vet përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, e kishte humbur penalltinë në 'Euro 96', si edhe ka qenë pjesë e skuadrës që është eliminuar në Botërorin 1998 përmes njëmbëdhjetëmetërshave.

Para të martës mbrëma, Anglia ishte e vetmja skuadër e cila ishte eliminuar nga Kampionati Botëror, në të tria rastet kur penalltitë kishin vendosur.

Prandaj, Southgate kishte nisur planin e përgatitjes së lojtarëve për ekzekutimin e penalltive, para se të fillonte 'Rusia 2018'.

https://www.dailymotion.com/video/x6lyuba

Pas analizave që janë bërë, ishte kuptuar se anglezët shpejtonin në ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshave, prandaj ishte kërkuar nga ata që ta kopjonin qasjen e Ronaldos.

lexo po astu

Superylli i Real Madridit nuk ngutet kur i ekzekuton penalltitë, bën një pushim para se të godasë dhe merr frymë thellë. Kjo metodë është aplikuar nga të gjithë futbollistët anglezë që i ekzekutuan penalltitë.

"Kemi bërë disa hulumtime që kanë treguar se lojtarët anglezë nguten për ta goditur topin pasi dëgjojnë fishkëllimën".

"Nëse i shikojmë të tjerët, ata pushojnë pakëz. Për shembull, vetëkontrolli i Ronaldos është mahnitës, ka shpjeguar drejtori teknik i Federatës Angleze të Futbollit, Dan Ashworth. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6hnwlv