Please enter at least 3 characters.

Fundjavë me vranësira dhe diell

2018/03/vranesira.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas parashikimeve të IHK, vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe  verilindja me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftim./Telegrafi/