Please enter at least 3 characters.

Fundi i ndeshjes: Shqipëri 0-3 Izrael (LIVE)

2016/11/capture-20161112-215518.jpg

Kombëtarja e Shqipërisë është nikoqire e Izraelit për të zhvilluar në Elbasan Arena ndeshjen e xhiros së katërt të fazës kualifikuese për ‘Rusia 2018’. Pas tri xhirove të para, kuqezinjtë kanë arkëtuar gjashtë pikë dhe janë vetëm një pikë prapa liderëve, Spanjë dhe Itali.

12/11/2016 22:52-Renditja në Grupin G

12/11/2016 22:46-FT: Shqipëri 0-3 Izrael

12/11/2016 22:34-Goli i Atar

12/11/2016 22:28-0-3: Shënon Izraeli

84' Izraeli shënon me anë të Atar pas një aksioni të bukur.

12/11/2016 22:26

81' Largohet Xhaka, futet Manaj.

12/11/2016 22:23

78' Largohet Hysaj, futet Çani.

12/11/2016 22:22

77' Roshi gjuan fuqishëm nga distanca, por mbron Goresh.

12/11/2016 22:20

76' Loja po zhvillohet në mesfushë, por po mungojnë rastet për gol.

12/11/2016 22:15-Goli i Einbider

https://www.dailymotion.com/video/x51shoq_dan-einbinder-goal-hd-albania-0-2-israel-12-11-2016_sport

12/11/2016 22:14-Berisha u ndëshkua pas kësaj përleshje me lojtarin kundërshtar

https://www.dailymotion.com/video/x51sh4w_etrit-berisha-red-card-albania-0-1-israel_sport

12/11/2016 22:12-0-2: Izraeli shënon edhe një herë

66' Izraeli ka shënuar golin e dytë në takim, këtë herë shënoi Einbinder.

12/11/2016 22:05-Penalltia në fotografi

12/11/2016 22:03-Alban Hoxha pret penalltinë

58' Hoxha nuk lejoi që Zahavi të shënon edhe golin e dytë.

12/11/2016 22:02-Përjashtohet Etrit Berisha

56' E gjitha kjo pas një përleshje kokë me kokë me sulmuesin Zahavi.

12/11/2016 21:54

49' Shqipëria po sulmon, por nuk po arrin të jetë konkrete para portës së mysafirëve.

12/11/2016 21:51

46' Fillon pjesa e dytë

12/11/2016 21:38-Statistikat e pjesës së parë:

Posedimi i topit: 51% - 49%
Gjuajtjet në portë: 2 - 4
Gjuajtjet jashtë portës: 2 - 3
Pasimet e kompletuara: 210 - 217

12/11/2016 21:34-Përfundon pjesa e parë

Shqipëri 0-1 Izrael

12/11/2016 21:31

43' Shqipëria po tenton të shënon me anë të kroseve në zonën e rreptësisë, por nuk po arrijnë të gjejnë lojtarët tonë në zonë.

12/11/2016 21:30

12/11/2016 21:27

40' Balaj gjuan me kokë, por Goresh nuk befasohet.

12/11/2016 21:23

35' Topi po mbahet nga Shqipëria, zakonisht në mbrojte dhe mesfushë.

12/11/2016 21:18

31' Azdren Llullaku ndëshkohet me kartonë të verdhë.

12/11/2016 21:16

28' Shqipëria është duke e marrë veten ngadalë edhe me 10-të lojtarë në fushë.

12/11/2016 21:08-Goli i Zahavit nga penalltia

12/11/2016 21:06-Israeli kalon në epërsi

18' Eran Zahavi ka konvertuar në gol goditjen nga pika e bardhë, duke mposhtur portierin Etrit Berisha.

12/11/2016 21:05-Penallti për Israelin, skuqet Xhimshiti

17' Israeli fiton një penallti pas ndërhyrjes nga mbrapa të Berat Xhimshitit, i cili ndëshkohet me kartonë të kuq.

12/11/2016 21:03-Gjakoset Roshi

16' Odise Roshi gjakoset pas një dueli me një mbrojtës të Israelit, ndërhyjnë mjekët e kombëtares

12/11/2016 20:55

8' Një Shqipëri sulmuese, e mirë në mesfushë  dhe e sigurt në mbrojtje.

12/11/2016 20:51

5' Ledian Memushaj pari një rast të mirë, por gjuajti jashtë.

12/11/2016 20:50

Edhe pse janë shtiru 12 mijë bileta, nga frika e një sulmi të mundshëm terrorist shumë vende janë të zbrazëta.

12/11/2016 20:49-Himni i Shqipërisë (Video)

12/11/2016 20:47-Momentet e himnit

12/11/2016 20:31-Renditja në Grupin G:

12/11/2016 20:20-Shi i madh në Elbasan

12/11/2016 20:10-Shvercerat nuk lejohen ta përcjellin ndeshjen

Grupi i tifozëve Shvercerat nga Shkupi nuk do të kenë mundësi ta ndjekin nga afër ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, e cila zhvillohet në Elbasan Arena. Policia kufitare e Shqipërisë nuk i ka lejuar ata të kalojnë kufirin në “Qafë Thanë”.

12/11/2016 20:08-Elisha Levy, trajner i Izraelit:

“Kemi arritur fitore të rëndësishme me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë. Ne do të bëjmë më të mirën për të arritur fitoren ndaj Shqipërisë, por të gjithë rezultatet janë të mundshëm, pasi e respektojmë kundërshtarin tonë”.

12/11/2016 20:07-Granit Xhaka i uron fitore Kosovës e Shqipërisë

“Edhe stërvitja e fundit për ndeshjen nesër kundër Faroe Islands mbaroi. Nesër në fushë vetëm për fitore. Tani po relaksohem duke shikuar ndeshjet Turqi – Kosovë dhe më pas atë Shqipëri – Israel. Ishalla me fitore. Vëllai im i dashur, pres një gol prej teje”, ka shkruar Graniti. /Telegrafi/

12/11/2016 20:06

Qindra forca policore janë vendosur rreth ambienteve të stadiumit Elbasan Arena për të ofruar siguri për ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, të vlefshme për kualifikimet e ‘Rusia 2018’.

Më shumë...

12/11/2016 20:05-Formacioni i Shqipërisë:

Shqipëria: Berisha, Agolli, Mavraj, Gjimshiti, Hysaj, Kukeli, Memushaj, Xhaka, Roshi, Lullaku, Balaj.

Formacioni i Izraelit> KËTU

12/11/2016 19:40-Lojtarët e Izraelit u stërvitën në hotel

Në pamundësi për të zbritur në terrene sportive, futbollistët e kësaj përfaqësuese kanë kryer ushtrime në katin e 23 të hotelit ku ishin të akomoduar në Tiranë.

Më shumë...