Freiburg dhe Aston Villa luajnë sonte finalen e Ligës së Evropës, kërkohet titulli i parë
20/05/2026
Sytë e adhuruesve të futbollit kosovar janë në Stamboll, ku luhet finalja e garës së dytë më të rëndësishme evropiane për klube, Ligës së Evropës.
Freiburg dhe Aston Villa kanë arritur në finale dhe kërkojnë trofeun e parë në Ligën e Evropës.
Skuadra gjermane arriti në finale pasi eliminoi portugezët e Bragës pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 4-3.
It's showtime 🏆
🎨 @_GonzaRodriguez#UELfinalpic.twitter.com/IfKVGr1sYs
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) May 20, 2026
Në anën tjetër Aston Villa kishte punë të lehtë me rivalët anglezë Nottingham Forest duke pësuar humbje ndeshjen e parë 1-0 dhe duke fituar në të dytën 4-0.
Si Freiburg ashtu edhe Aston Villa nuk kanë fituar kurrë këtë trofe dhe sonte në stadiumin Besiktas Park kërkojnë triumfin e parë me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/


