Foto rrëqethëse të vilës, dikur përrallore (Foto)
15/11/2016
Dikur në këtë vilë organizoheshin festa të mëdha dhe mblidheshin njerëzit më të pasur të Amerikës, por sot është kthyer në një grumbull rrënojash.
E ndërtuar në vitin 1922 enkas për Asa Griggs Candler Jr, djalin e bashkëthemeluesit të Coca-Colës, kjo ishte për kohën një ndër vilat më madhështorë në Atlanta dhe në Amerikë.
Por pas vdekjes së Asa Griggs Candler Jr në 1953, personit që e ktheu Coca-Colën në një perandori të fuqishme, kjo pronë iu dhurua Emory University në Atlanta.
Për disa kohë u përdor si një qendër e kurimit ndaj drogërave, por tani universiteti ka në plan ta shesë, transmeton tema.
Aty do të ndërtohet një hotel me 54 dhoma dhe butikë.


