Formacioni i mundshëm i Interit me Conten trajner - katër transferime, largohet Icardi
Antonio Conte është zyrtarizuar si trajner i Interit, ndërsa tani kanë filluar të dalin formacionet e mundshme që mund të përdor në sezonin e ardhshëm.
Të enjten pasdite Interi ka njoftuar shkarkimin e Luciano Spallettit, ndërsa mëngjesit e sotëm (e premte) është zyrtarizuar emërimi i Contes.
Menjëherë pas emërimit të Contes trajner të Interit, kanë filluar edhe thashethemet e transferimeve të trajnerit italian.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Conte pritet të bëjë katër ndryshime në formacionin titullar të sezonit të ardhshëm, ku katër janë transferime të reja.
Formacioni i 49-vjeçarit italian me Nerazzurrët pritet të jetë ai i përhershmi që përdor, 3-5-2.
Transferimi i parë pritet të zyrtarizohet Diego Godin, i cili tash e një kohë po flitet që ka marrëveshje me Interin.
Në anën tjetër objektivat tjerë të Contes me Interin janë edhe dy italianët e talentuar, Nicolo Barella dhe Federico Chiesa, ndërsa në sulm Edin Dzeko.
Mauro Icardi pritet të largohet, vendin e tij ta zë Lautaro Martinez, ndërsa më poshtë e keni formacionin e mundshëm të Interit me Conten: /Telegrafi/


