Formacionet zyrtare: PSG dhe Juve në kryendeshjen e raundit të parë
06/09/2022
Parc des Princes është arena e përballjes kryesore të raundit të parë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ku vihen përballë Paris Saint-Germaini dhe Juventusi.
Dy gjigantët evropianë të futbollit janë pjesë e Grupit H, ku bëjnë pjesë edhe Benfica dhe Maccabi Haifa.
Dy trajnerët Christophe Galtier dhe Massimiliano Allegri do t’i vënë përballë taktikat e tyre në këtë sfidë të rëndësishme.
Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Donnarumma; Ramos, Marquinhos, Kimpembe; Hakimi, Verratti, Vitinha, Nuno Mendes; Messi; Mbappé, Neymar
Formacioni startues i Juventusit: Perin; Danilo, Bonucci, Bremer; Cuadrado, Miretti, Paredes, Rabiot, Kostic; Milik, Vlahovic.
/Telegrafi/


