Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare, Gjeorgji - Portugali: Ronaldo nga minuta e parë

2024/06/a71ee2b0-24e3-41b0-82b1-1972850ff182.jpg

Gjeorgjia dhe Portugalia do të ndeshjen në përballjen e fundit të fazës së grupeve, në kuadër të Grupit F.

Portugezët kanë kaluar tutje si lider, ndërsa gjeorgjianët duan të bëjnë histori duke kaluar grupet në pjesëmarrjen e parë të tyre në Kampionatin Evropian.

Te Portugalia do të luajnë me ekipin e dytë, përveç Cristiano Ronaldos, i cili është në ndjekje të rekordeve të reja.

Gjeorgjia do të luajë me emra si Mikautazde dhe Kvararskhelia në sulm.

Ndeshja fillon në ora 21:00 dhe zhvillohet në "Veltins Arena" të Gelsenkirchen.

Gjeorgji: Mamardashvili, Gvelesiani, Kashia, Lochoshvili, Kakabadze, Dvali, Chakvetadze, Kochorashvili, Kiteshvili, Mikautazde, Kvararskhelia.

Portugali: Diogo Costa, Antonio Silva, Danilo, Inacio, Dalot, Pedro Neto, Palhinha, Neves, Conceicao, Joao Felix, Ronaldo.

/Telegrafi/