Please enter at least 3 characters.

Forcat speciale nga Perëndimi janë në terren në Ukrainë - thuhet në disa dokumente 'të klasifikuara' të zbuluara në internet

2023/04/Screenshot_6-16.jpg

Forcat speciale nga Perëndimi janë në terren në Ukrainë, sipas dokumenteve të klasifikuara të zbuluara në internet.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, kontigjenti më i madh është nga Britania (50), e ndjekur nga anëtarët e NATO-s si Letonia (17), Franca (15) dhe SHBA (14).

Është e paqartë se çfarë po bëjnë saktësisht forcat speciale, ku ndodhen apo nëse numri i tyre ka qenë vazhdimisht në këtë nivel.

Megjithatë, zbulimi konfirmon atë që shumë kanë spekuluar që nga fillimi i luftës në shkurt.

Ndryshe një numër dokumentesh amerikane të shënuara si "tepër sekret" janë zbuluar kohët e fundit, duke përshkruar detaje në lidhje me luftën në Ukrainë dhe aleatët e saj perëndimorë.

Sidoqoftë, ato ende nuk janë verifikuar.

Dhe të mërkurën, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se kishte "një nivel serioz pasaktësie" në pretendimin që forcat e saj speciale ishin në terren në Ukrainë.

Sipas Euronews, pretendimi për prani të personelit ushtarak perëndimor në Ukrainë ka të ngjarë të shfrytëzohet nga Kremlini, i cili ka pretenduar vazhdimisht se Rusia është nën sulmin e NATO-s. /Telegrafi/