Please enter at least 3 characters.

Flick tregon pikën e dobët të Barcelonës

Barcelona regjistroi një fitore mbresëlënëse 7-3 në miqësoren e fundit ndaj FC Seoul, duke nxitur entuziazëm të madh te tifozët dhe spekulime se skuadra e Hansi Flick është pranë përsosmërisë.

Megjithatë, tekniku gjerman ka bërë thirrje për qetësi dhe maturi, duke theksuar se skuadra ende nuk është e imunizuar ndaj gabimeve të panevojshme.

“Bëmë disa gabime kundër FC Seoul dhe janë gjëra që duhet t’i korrigjojmë” – deklaroi Flick për faqen zyrtare të klubit.

Edhe pse Barça dominoi në sulm dhe shënoi gola me lehtësi, shqetësim mbetet prapavija – katalanasit pësuan tre gola, dy prej tyre në pjesën e parë.

Mosarritja për të mbajtur portën e paprekur ndaj një kundërshtari më të dobët në letër është sinjal alarmi për Flick, i cili gjatë sezonit të kaluar e pa skuadrën e tij të luftonte shpesh për stabilitet në mbrojtje. /Telegrafi/