Please enter at least 3 characters.

Flet pronari i ordinancës ku e plagosura u drejtua për ndihmë: Rasti nuk ka ndodhur në lokalin tim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Prishtinë, te “Rruga B”.

Një 34-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga thika, derisa një 30-vjeçare është plagosur nga mjeti i mprehtë.

Pas plagosjes, 30-vjeçarja ka kërkuar ndihmë në një ordinancë dentare, që ndodhej ngjitur me banesën ku ka ndodhur ngjarja.

Pronari i ordinancës ka deklaruar se ngjarja nuk ka ndodhur në ambientet e lokalit të tij, por sipas tij e plagosura ka kërkuar ndihmë në ambientet e lokalit.
“Rasti nuk ka ndodhur në lokalin tim, por e plagosura ka ardhur këtu duke kërkuar ndihmë”, tha ai.

Nga QKUK kanë deklaruar se e plagosura tashmë është liruar nën kujdes të Policisë dhe se nuk është në rrezik për jetë./Telegrafi/