Please enter at least 3 characters.

Fituan titullin e gjashtë radhazi dhe hynë në histori të Serie A, festa e Juves në fotografi dhe video (Foto/Video)

2017/05/jujve.jpg

Juventusi ka vulosur dominimin e tyre në Serie A, pasi ka fituar titullin e gjashtë radhazi.

“Zonja e Vjetër” ka fituar ndeshjen në shtëpi ndaj Crotones me rezultat 3-0.

Kjo fitorja ia ka siguruar titullin e gjashtë radhazi në Serie A, një ndeshje pa përfunduar sezoni.

Ky ishte titulli i tretë radhazi edhe për trajnerin italian, Max Allegri, i cili i ka dërguar edhe në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet me tre qershor në Cardiff ndaj Real Madridit.

Titulli i gjashtë radhazi në kampionatin italian ka bërë që edhe një herë Juventusi te konfirmohet si forca kryesore në Itali.

Ky ishte titulli i 33-të i Zonjës së Vjetër në histori të klubit, larg klubi më i titulluar në Serie A.

Pas përfundimit të ndeshjes radha ishte për ngritjen e trofeut dhe gëzimin e futbollistëve së bashku me futbollistët.

Telegrafi iu sjell disa nga fotografitë dhe videot e festës së futbollistëve dhe tifozëve të Juventusit. /Telegrafi/