Please enter at least 3 characters.

Firmino i ofrohet Realit, Los Blancos po e shqyrtojnë nënshkrimin me brazilianin

2023/05/Roberto-Firmino-scaled.jpg

Roberto Firmino ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në Anfield dhe do të largohet nga Liverpooli pas tetë viteve qëndrim në Anfield.

Sulmuesi brazilian në verë do të largohet nga Anfield si lojtar i lirë pasi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me The Reds.

31-vjeçari i është ofruar Barcelonës, por gjiganti katalunas e ka refuzuar transferimin e tij, pasi përgjigja e katalunasve ka qenë se ai nuk i përshtatet stilit të lojës së tyre.

Por tani mediat spanjolle kanë raportuar se agjentët e brazilianit e kanë ofruar atë edhe te Real Madridi, klub që po kërkon një zëvendësues të Karim Benzemas.

Los Blancos janë duke e shikuar mundësinë për t'i ofruar kontratë brazilianit i cili do të ishte alterantiva e dytë për repartin ofensivë në mënyrë që Karim Benzema të ketë më shumë pushim.

Gjithsesi interesim për të kanë shfaqur edhe skuadra të tjera si Roma, Inter, Galatasaray, Atletico Madrid e AC Milan.

Gjiganti spanjoll është duke e shqyrtuar nënshkrimin me brazilianin dhe së shpejti pritet të marrin një vendim.

Firmino këtë edicion ka zhvilluar 34 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 12 gola e ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/