Please enter at least 3 characters.

Fiona Gllavica shijon muajin e mjaltit në Tajlandë

2019/07/66161184_479964082575231_4556968589413684525_n-e1563431412103.jpg

Aktorja e njohur shqiptare, Fiona Gllavica, ditë më parë i dha fund beqarisë. 

Ajo është martuar me partnerin e saj, Arbnor Pacollin, dasma luksoze e të cilëve ishte organizuar në Prishtinë.

Ndërkaq, vetëm pak ditë pas martesës, çifti muajin e mjaltit vendosën të kalojnë në një nga vendet më ekzotike, Tajlandë.

Fiona Gllavica (Foto: Instagram/fionagllavica)

Aktorja Gllavica në rrjetet sociale ka publikuar një sërë fotografish nga pushimet e saj atraktive.

Ajo duket tejet tërheqëse, ndërsa në njërën prej imazheve është shfaqur me veshje tradicionale të tyre.

Ndryshe, Fiona është pjesë e shfaqjeve të ndryshme teatrale, kurse famën më të madhe e ka arritur me serialin shumë të shikuar vendor "Çka ka shpija". /Telegrafi/

Fiona Gllavica (Foto: Instagram/fionagllavica)

Fiona Gllavica (Foto: Instagram/fionagllavica)