"Finalja ndaj Interit e veçantë, por dua ta bëj historinë me PSG-në" - Hakimi i lumtur me arritjen
Mbrojtësi i djathtë i PSG-së, Achraf Hakimi i cili shënoi kundër Arsenalit (2-1), e shijoi kualifikimin e ekipit të tij për në finalen e dytë të Ligës së Kampionëve.
Parisienët do të përballen me Interin në Mynih më 31 maj, ndeshje e shumë pritur për të dyja palët, sidomos për PSG-në që nuk e ka fituar kurrë.
“Jemi të lumtur për këtë moment, jemi krenarë, duhet ta shijojmë këtë moment. Të gjithë festuan. Duhet ta shijojmë këtë moment të veçantë”.
"Ka krenari dhe gëzim që bëmë atë që donim të bënim që nga fillimi i sezonit, duke arritur në finale dhe duke pasur mundësinë të sjellim në shtëpi një trofe shumë të rëndësishëm që tifozët dhe klubi ynë e kanë pritur prej kohësh. Kemi bërë një rrugë të gjatë, por duam të bëjmë histori. Bëmë një foto të gjithë së bashku në dhomën e zhveshjes”, nënvizoi ylli maroken.
Hakimi do të luajë kundër ish klubit të tij Interit dhe e sheh si përballje të veçantë takimin me ta në finale.
“Është një moment i veçantë të luaj në finale kundër një skuadre që e kam shumë për zemër. E kalova shumë mirë atje. Jam i lumtur që shoh ish-shokët e mi të ekipit, por do të mbetem i përqendruar që Parisi të na rikthejë atë që kemi pritur prej kohësh’, deklaroi Hakimi. /Telegrafi/


